www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ekspozitë dedikuar Skënderbeut: Një gjeni që tejkaloi përmasat e njerëzimit

Posted on May 6, 2024 by User User1

Me rastin e datëlindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, në sheshin e Prishtinës është organizuar një ekspozitë me piktura dhe skulptura të mbi 40 artistëve nga vende të ndryshme shqiptare.

Secili punim kishte veçantinë e tij, për çka folën edhe vetë krijuesit e tyre, duke treguar specifikat që i karakterizonin pikturat e tyre.

Ndërkaq, organizatori i grupit “Artisët për artistë”, i cili edhe organizoi këtë ekspozitë, Veton Gucia tha se artistët janë ata që e kanë mbajtur gjallë figurat historike, siç është edhe ajo e Skënderbeut.

Në ekspozitën e organizuar me iniciativë të shoqatës “Shqiptaria”, Gucia tha se mbi 40 artistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina dhe Kosova po marrin pjesë me punimet e tyre për nder të ditëlindjes së Skënderbeut.

Njëra ndër pikturat e ekspozuara ishte edhe ajo e piktores, Bija Jasiqi. Portreti i Skënderbeut pa “brinjtë e dhisë”, në përkrenaren e tij, por me kapelën e Romës dhe xhubletën mbretërore janë disa nga karakteristikat që e dallojnë këtë punim nga të tjerët.

Jasiqi për KosovaPress tregoi se këtë imazh të Skënderbeut e kishte marrë nga një gazetar dhe piktor në Romë, ku e kishte realizuar sipas saj në kohën kur Skënderbeu kishte shkuar tek Papa për të kërkuar ndihmë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, edhe dizajneri, Milaim Janova mori pjesë në këtë ekspozitë me një pikturë. Janova tha se kjo datë është historike për të gjithë shqiptarët por edhe për artistët. Ai tregoi se punimi i portretit të Skënderbeut i mori kohë rreth katër ditë dhe se e bëri veçanërisht për ditën e lindjes së tij.

Përveç qytetarëve të shumtë, këtë ekspozitë e vizitoi edhe kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat shqiptar, Nikollë Perkaj, për çka potencoi se ky organizim është i rëndësishëm që të rinjtë të njohin prej së afërmi figurën e Skënderbeut. Ai tha se kjo pikturat tregojnë shumë për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Po ashtu, edhe qytetari Fetah Dragusha tha se punimet e ekspozuara janë mbresëlënëse, derisa potencoi se Skënderbeu është një gjeni që tejkaloi përmasat e njerëzimit. Ai tha se me figurën e Skënderbeut janë marrë historianë e muzicientë të të gjitha kohërave. Ditëlindja e heroit po shënohet në Prishtinë me shumë aktivitete, ku edhe po kërkohet që kjo ditë të hyjë në ditët e festave kombëtare.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara