www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Thaçi: Bujar Osmani i sakatoj më 24 prill por më 8 maj populli do t’a grushtoj Opozitën bashkëpunuese të Mickoskit

Posted on May 5, 2024May 5, 2024 by User User1

Fronti Europian po mban tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian e në lutjet e Opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së.

“Fillimisht më lejoni të përshëndes ata që e sakatoj VLEN-in në garën presidenciale, Bujar Osmani. Bujar, unë jam ekspert i moçaleve dhe baktereve si VLEN-i. Kushdo që fiton votat e maqedonase, ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga kushti për ndryshimet kushtetuese. E para bëhemi pjesë e BE-së, dhe ja largojmë edhe pezullimin edhe Shqipërise dhe e treta BE nuk është veç letër, por është mirëqenia, shëndetësia, arsimi etj. Të gjitha shtetet por edhe Maqedonia në momentet që hapin negociata fondet për ata shtet shumëfishohen. E di qe jeni lodh me parti politike, mirëpo ne nuk e zgjidhim problemin nëse shqiptarëve dhe të tjerëve nuk ju garantojmë që rroga minimale në fund të vitit të jetë 700 euro. Sonte ky shesh duket ndryshe, me Aliun normal dhe me të tjerët. Tetovarë ju thërrash që më 8 maj të mbështetni masivisht Frontin. Zona 6 ka 5 deputetë nga Tetova, por Bilalli nuk ka. Ai ju nënçmon, me Qokun, ndaj duhet grush të ju jepni. Neve na dallon me ta sinqeriteti dhe transparenca, ne jemi ashtu si jemi, por kurrë dyftyrsh. Gostivaras, a e patë si tha Halili “benim turk”, ne e kemi Bejxhanin ma shqiptar se ti o Halil”, deklaroi Thaçi. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara