www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

OKB: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

Posted on May 5, 2024May 5, 2024 by User User1

Rindërtimi i të gjitha shtëpive të shkatërruara nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në shekullin e ardhshëm, më saktë 80 vite nëse ritmi i rindërtimit do të përputhej me atë që ishte pas luftërave atje në 2014 dhe 2021, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të enjten, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportit të OKB-së, të paktën 370,000 njësi banimi në Gaza janë dëmtuar, duke përfshirë 79,000 mijë që janë shkatërruar plotësisht.

Në vitin 2014, pas 51 ditë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit, kishte 2.4 milionë tonë mbeturina në Gaza, tha Al Dardari.

Në konfliktin aktual, ka tashmë 37 milionë tonë mbeturina që duhet të pastrohen për të krijuar hapësirë për strehimore të përkohshme dhe struktura të tjera, shtoi ai.

Në raport bëhet e ditur gjithashtu se shkalla e papunësisë për palestinezët në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën u rrit në afërsisht 46 për qind nga rreth 26 për qind pas gjashtë muajsh lufte.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara