www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fatma Osmanovski porosi Mickovskit-“Ka kaluar koha kur VMRO-ja thoshte do t’i largojmë “rom për romi për veshi”

Posted on May 5, 2024 by User User1

Kryetarja e partisë Unioni i Romëve, Fatima Osmanovska në Tubimin përmbyllës në sheshin Iliria në Tetovë, në fjalimin e saj tha se romët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë për numrin 8 pasi aty gjejnë program dhe përfaqësim dinjitoz e jo tek nënçmimet dhe ofendimet e VMRO-DPMNE-së.

“Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë, romë, turq, boshnjakë, sot jam shumë krenare. Ndërsa të gjithë shpirtrat e vegjël, tradhtarë të komunitetit rom, janë vetëm një varëse për partitë maqedonase për vite me rradhë dhe janë krenarë që qëndrojnë pas tyre si dekorim, duke u dhembur shpatullat e tyre nga goditja në supe, unë nga ana tjetër. Erdhi Mickoski para disa ditësh në Shutke dhe tha se pas 8 majit do të shihni se si do të jeni, mirëpo i them se më 8 maj do e sheh ai dështimin se sa vetë do të votojnë për ju. Romët kanë Frontin Europian, në këtë Front, romët kanë motrën e tyre. Si lidere e partisë rome të ketë rastin të qëndrojë me krenari krah për krah me liderët më të mëdhenj të komunitetit shqiptar, komunitetit turk dhe boshnjak dhe nga qendra e Maqedonisë për të thënë: Romët janë këtu, zëri rom është këtu, në këtë front! Romët nuk do ti nxirrni më për veshi jashtë, ashtu siç bëntë VMRO-ja pasi tani ëndërrojmë zgjuar dhe bëjmë realitet ëndrrën rome – Le të jemi të respektuar dhe të barabartë me të gjithë qytetarët, të shihemi e të dëgjohemi dhe si të tillë së bashku me motrat dhe vëllezërit tanë shqiptarë, turq, boshnjakë dhe gjithë të tjerët të hyjmë në Bashkimin Evropian. Vëllazërisht dhe motra, të bashkuar dhe të fortë, së bashku do të ecim rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Osmanovska.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara