www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Për 22 vite dhunshëm nuk kemi fituar, populli na ka fituar dhe ne e kemi përfaqësuar atë

Posted on May 5, 2024May 5, 2024 by User User1

Fronti Europian në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare sot aktivitetet i vazhdoi në Hasanbeg. Para simpatizantëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sipas Ahmetit zgjedhjet e 8 majit nuk janë vetëm një proces formal zgjedhor por janë një referendum historik mbi të ardhmen përparimtare të vendit, referendum i cili duhet medoemos të fitohet.

“Dëgjojë zëra, ky do të hyjë në Qeveri, ai do të hyjë në qeveri. Në Qeveri të çon populli, për 22 vite dhunshëm nuk kemi fituar, populli na ka fituar dhe ne e kemi përfaqësuar atë. E kemi gjete në tokë përfaqësimin e shqiptarëve në këtë vend kurse tani po i njëjti është duke drejtuar këtë vend me një kryeministër shqiptar, çfarë të bëjë më tepër! E di që ka edhe shumë punë për tu bërë, a ka mundur të bëhet edhe më shumë, sigurisht që po. Me 8 Maj keni listat përpara, është Sadulla Duraki, është Skender Rexhepi. Sadullai i ka hapur dyert UÇK-së, mbi 200 burra ka strehuar dhe nuk i është dridhur qerpiku fare. Tani ju keni mundësinë të zgjidhni! Afrim Gashi më duket me muzikë është marrë, a do të votoni Sadullain dhe Skenderin apo Afrim Gashin me kitarë”, tha Ahmeti.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara