www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë – vendit i duhet stabiliteti!

Posted on May 4, 2024May 4, 2024 by User User1

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Do ta përfundojë pjesëmarrjen në Debat Plus në Klan Maqedoni dhe pa humbur kohë do të niset drejt Malësisë së Tetovës – në Shipkovicë, fshat të cilin e quan të vetin, kurse banorët bashkëfshatarë.

Nuk hezitoi të thotë se dikur, Shipkovica ka qenë qendër e diplomacisë botërore.

“Bukë, krypë e zemër”, Shipkovica i ka ndarë me ne. I ka ndarë me UÇK-në” – tha Ahmeti.

Fronti Evropian zanafillën e ka që në vitin 2001 – tha Ali Ahmeti, duke përkujtuar takimet me Arbën Xhaferin e PDSH-së dhe Imer Imerin e PPD-së.

Ali Ahmeti ripërsëriti edhe një herë se legjitimitetin për t`i përfaqësuar shqiptarët në qeveri e jep populli, e jo dikush tjetër.

“Pavarësisht ata që thonë – ky hyn ai del në qeveri. Këto janë përralla me mbret. Qeverinë dhe institucionet i bëjnë ata që kanë mbështetjen e popullit dhe populli të zbret dhe populli të ngarkon” – tha Ali Ahmeti.

S`ka kompromise me zotimet e Frontit Evropian – tha lideri i integristëve, duke përmendur “vijat e kuqe” për qeverinë e ardhshme.

“Vijat e kuqe ne i kemi – anëtarësimi i vendit në BE, korniza për ekonomi dhe vetting dhe duhet që me përkushtim të gjithë të angazhohemi” – tha Ali Ahmeti.

Ditëve të fundit të fushatës, në adresë të BDI-së dhe Ali Ahmetit mbërrijnë mesazhe nga të dy taboret – nga VMRO DPMNE-ja dhe LSDM-ja.

Ahmeti tha se retorika e tyre i takon kohës së vjetër.

“Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit nuk kanë vlerë, prandaj le të mësojnë edhe ata kandidatë për president edhe për Kryeministra. Sot kemi nevojë për stabilitet, për paqë dhe siguri” – tha Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se zgjedhjet e 8 majit janë një referendum për Maqedoninë e Veriut. Andaj u bëri thirrje qytetarëve që të përcaktohen për rrugëtimin evropian të vendit, në mënyrë që, sic tha, të përjashtohet një herë e përgjithmonë ndikimi rus në këtë nënqiell.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara