www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA-ja i dënon sulmet kibernetike ruse ndaj vendeve evropiane

Posted on May 3, 2024 by User User1

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulmesh kibernetike ruse kundër disa vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë, Suedinë dhe Republikën e Çekisë.

Sipas SHBA-së, sulmet u kryen nga një njësit i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Rusisë (GRU), shkruan Radio Evropa e Lirë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një komunikatë për media më 3 maj se APT28, i njohur si Fancy Bear, është përgjegjës për sulmet ndaj caqeve të ndryshme – nga kompanitë e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore te operatorët e infrastrukturës dhe partitë politike.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë këtë veprimtari dashakeqe dhe t’u përmbahet zotimeve dhe detyrimeve të veta ndërkombëtare”, tha DASH.

Të premten më herët, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Rusia do të përballet me pasoja për sulmet kibernetike ndaj vendit të saj.


“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm./evropaelire.org

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara