www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sanksionet po funksionojnë: Gjiganti rus Gazprom shënon humbje rekorde

Posted on May 3, 2024May 3, 2024 by User User1

Gjiganti energjetik rus Gazprom ka raportuar pasqyrën financiare me humbje për herë të parë që nga viti 1999 e shtyer nga mungesa e tregtisë me Evropën dhe rënien e çmimeve të gazit ka raportuar Bloomberg.

Sipas raporteve të publikuara nga Gazprom Group humbjet e kompanisë në vitin 2023 ishin plot 629 miliard RUB apo 6.9 miliardë dollarë krahasuar me 13.5 miliardë dollarë fitim të regjistruar në vitin 2022.

Gazetarët shtuan se aksionet e Gazprom ranë me 4.4% qka shënon rënien më të madhe në më shumë se një vjet. Ata theksuan se aksionari më i madh i kompanisë është qeveria ruse buxheti i të cilës është nën presion nga sanksionet perëndimore dhe rritja e shpenzimeve ushtarake.

Blomberg tha se humbjet erdhën pas sanksioneve evropiane ndaj gazit rus si kundërpërgjigje për invazionin rus në Ukrainë. Të ardhurat nga gazi kanë rënë prej rreth 40% që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 22 shkurt të 2022. Gazprom vazhdon të shesë gaz në Evropë mirëpo shitjet e saj kanë rënë në nivelin më të vogël që nga viti 1970.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara