www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Posted on May 3, 2024 by User User1

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-DPMNE-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare, thuhet në reagimin e BDI-së.
Hiç më larg se sot, theksojnë nga atje, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.
“BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe Moskë.

I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian”, thonë nga BDI.
Nga atje shtojnë se rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë.

Lajmet e fundit…

  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve
  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara