www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ademi: VMRO-DPMNE tenton të imponojë supremaci dhe dominancë! Ne për interesa madhore kemi ditur të themi dalim nga qeveria

Posted on May 3, 2024 by User User1

Aspak nuk shqetësohemi për këtë çështje, kështu u përgjigj Arbër Ademi nga Fronti Europian në pyetjen se si do të veprojnë si koalicion nëse VMRO-DPMNE nuk e zgjedhë për partner të koalicionit qeverisës partinë apo koalicionin fitues në bllokun politik shqiptar, përcjell TV21.

Ademi tha se BDI si parti politike për interesa madhore ka ditur të thotë “dalim nga qeveria”.

Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në se po tenton të instalojë supremaci, të supsendojë demokracinë dhe minimizim të kërkesave politike të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë.

VMRO-DPMNE parapëlqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera, tenton që të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet si komunitet dhe si parti politike.

Sa i përket BDI-së, ju e dini ne qartë e kemi bërë me dije, edhe kur e kemi vullnetin me shumicë të popullit, për interesat madhore të popullit kemi ditur që menjëherë të themi dalim nga qeveria, vetëm urdhëroni t’i arrijmë objektivat tona strategjike”, pohoi Ademi.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara