www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bujar Osmani akuzoi VMRO-DPMNE-në për koncepte shoviniste dhe nacionaliste

Posted on May 2, 2024May 2, 2024 by User User1

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në një konferencë për mediat sot në Shkup, e akuzoi VMRO-DPMNE-në për, siç tha ai, koncepte shoviniste dhe supremaci një-etnike. I pyetur se për cilin kandidat presidencial, koalicioni të cilit i përket ai do t’i udhëzojë votuesit e tyre të votojnë, Osmani u shpreh se ende nuk kanë marrë vendim, transmeton Portalb.mk.

Bujar Osmani akuzoi VMRO-DPMNE-në se dy dekada me radhë e vonoi procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe rrisin tensionet ndër-etnike e fetare në vend.

“VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj çdo ditë riciklojnë teza nacionaliste, koketojnë me rryma pro-ruse, kërcënojnë hapur gjithë luftën e lavdishme të vitit 2001, shtojnë tensionet mes bashkësive etnike e fetare në vend. VMRO nga dita e parë kërkon supremaci etnike, sloganin “Maqedonia përsëri krenare” e vlerësoj si slogan shovinist, ngase ideja pas atij slogani ishte ngaqë ka kryeministër shqiptar, ka ministër të jashtëm shqiptar, Maqedonia nuk qe krenare, dhe tani duhet përsëri të jetë. Slogani i dytë “Maqedonia përsëri e jotja” slogan shovinist shtesë, sepse ideja ishte fakti që ka kryeministër shqiptar, ka ministër të jashtëm shqiptar, Maqedonia paska qenë e shqiptarëve, dhe tani duhet të ua kthejmë maqedonasve. Dhe kulmi i narratives shoviniste ishte kërkoj 61 deputet. Të kërkoni 61 deputet në një shtet shumë-etnik, do të thotë se kërkoni supremaci të një përkatësie etnike dhe përjashtimin e përkatësive etnike tjera nga marrja e vendimeve”, tha Osmani.

Mes tjerash, ai akuzoi opozitën shqiptare për ndërrimin e qëndrimeve politike ndërkaq i pyetur se me cilën parti do krijonin Qeverinë e ardhshme, Osmani tha se Fronti Evropian mbështet vendimet e mara nga Marrëveshja e Ohrit, dhe se do respektohet shumica e Badenterit, duke krijuar kështu “një Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse.”

Osmani ishte kandidati i Frontit Evropian për president, por nuk e kaloi pragun e votave të nevojshme për të kaluar në rrethin e dytë. I pyetur se për cilin kandidat presidencial, koalicioni të cilit i përket ai do t’i udhëzojë votuesit e tyre të votojnë, Osmani u shpreh se ende nuk kanë marrë vendim.

“Unë isha kandidat i Frontit Evropian, aty janë nëntë parti politike nga më shumë përkatësi etnike. Vendimin se çfarë qëndrimi do të marrim për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, do ta shqyrtojmë së bashku me Frontin Evropian ditët në vazhdim,” tha Osmani.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do mbahen me 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara