www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Amerika akuza Rusisë se shkeli traktatin për ndalimin e armëve kimike në Ukrainë!

Posted on May 2, 2024May 2, 2024 by User User1

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë pasi kundër forcave ukrainase ka përdorur një substancë kimike mbytëse, si dhe një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, si “mjete lufte” në Ukrainë.

Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është një rast i izoluar dhe ka të ngjarë të nxitet nga synimet e trupave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur fitore taktike në fushën e betejës, tha Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate.

Ambasada ruse në Uashginton nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters deri në publikimin e këtij artikulli. Substanca kimike kloropicrinë (PS) është një irritues me karakteristika të një gazi lotsjellës dhe është listuar si substancë e ndaluar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) me bazë në Hagë, e krijuar për mbikqyrur zbatimin e Konventës së 1993 për Armët Kimike.

Më herët gjatë këtij muaji, agjencia Reuters njoftoi se ushtria ukrainase kishte pohuar se Rusia kishte shtuar përdorimin e agjentëve (kimikë) për kontrollin e trazirave ndërsa synon të shënojë përparime në lindje të Ukrainës.

Sipas të dhënave ukrainase, 500 ushtarë kanë marrë kujdes mjekësor për ekspozim ndaj substancave toksike dhe një ushtar ka vdekur si pasojë e mbytjes nga gazi lotsjellës.

Ndërsa gjatë protestave civilët mund t’i shpëtojnë substancave kimike për kontrollin e trazirave, ushtarët e bllokuar në llogore, të pa pajisur me maskë ose duhet të largohen në rast sulmi nga armiku ose rrezikojnë të mbyten.

Departamenti i Shtetit tha se do të njoftonte Kongresin mbi përcaktimin e tij se përdorimi nga Rusia i kësaj substance ndaj trupave ukrainase shkelte Konventën për Armët Kimike. Përdorimi i gazit nga Moska është në vazhdën e operacioneve të saj të helmimit, si helmimi i udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny në vitin 2020 dhe Sergei Skripalit e vajzës së tij Yulia më 2018-ën me agjentin nervor Novichok.

Rusia ka mohuar përfshirjen në të dyja rastet. Në deklaratë thuhet se Departamenti i Shtetit ka përcaktuar se Rusia ka shkelur edhe ndalimin e përdorimit të agjentëve kimike për kontrollin e trazirave si mjet lufte.

Departamenti njoftoi se do të vendoste sanksione ndaj tre entiteteve shtetërore ruse të lidhura me programet e armëve kimike dhe biologjike. Sanksione u vunë edhe ndaj 4 kompanive që mbështesnin këto tre entitete.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara