www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ohri ‘vlon’ nga turistët

Posted on May 1, 2024May 1, 2024 by User User1

Një numër i madh i qytetarëve kanë bashkuar ditët dhe e kanë stërmbushur Ohrin. Ata do të kthehen në shtëpi për ditën e votimeve, më 8 maj, shkruan Alsat.

Në Ohër dominojnë turistët vendorë dhe mysafirët nga vendet fqinje, pavarësisht çmimeve më të larta të shërbimeve gastronomike.

“Çmimet janë të larta për standardin tonë, por kjo është. Jeta po shkon, duhet jetuar”, tha një qytetar.

“Ne do të qëndrojmë edhe për Pashkë, edhe pjesa tjetër e familjes do të na bashkohet. A ju pengojnë çmimet e larta në objektet gastronomike? Të gjithë ankohen për to dhe ato mund të jenë katastrofike për ata që i kanë vendosur çmimet kështu”, u shpreh një qytetar tjetër.

Për një kafe në Ohër, do të duhet të ndani nga 100 deri në 180 denarë, për lëng nga 120 deri në 150 denarë, për një top akullore nga 60 deri në 120 denarë.

Për një porcion mishi në restorant nga 300 deri në 800 denarë.

“Këtu kemi apartament, kështu që do të qëndrojmë dhjetë ditë. Vijmë dy herë në vit, kam vënë re se çmimet në krahasim me vitin e kaluar janë më të larta, por nëse krahasojmë me disa vende të tjera turistike janë më të përballueshme”, tha një turist nga Serbia.

“Katër ditë qëndrojmë, në Ohër ka shumë për të parë. Çmimet nuk janë të larta për ne, restorantet janë më të lira se ato në Serbi, ndërsa çmimet në tregje janë pothuajse të njëjta”, u shpreh turist nga Serbia.

Kapacitetet hotelierike nuk janë të plotësuara sipas pritshmërive dhe janë gjysmë të mbushura ndërmjet 40% dhe 60%.

“Për shtatë apo tetë vjet kemi punuar për ta promovuar atë si një destinacion të vërtetë në Ballkan. Festat e Pashkëve do të jenë të plota, të gjitha objektet akomoduese private dhe hotelet”, u shpreh Zoran Tuntev – cicëron turistik.

Sektori i turizmit pret që sezoni veror të jetë një nga më të suksesshmit në vitet e fundit, për këtë thonë se flasin vetë aranzhimet tashmë të rezervuara me turistë kryesisht nga Holanda, Turqia, Anglia, Serbia dhe Polonia./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara