Opozita VLEN vazhdimisht thirret në, siç e thonë ata, votën e pastër shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Këtë sot e komentoi Arta Bilalli-Zendeli nga Fronit Europia, e cila pyeti se kush e ka votuar Arben Taravari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kriva Pallankë dhe Makedonska Kamenicë.
“Të paktën ne e dimë se kush na ka votuar në Kriva Pallankë, ndërsa rezultati është 9-9, 9 për Bujar Osmanin, 9 për Arben Taravari. Ne e dimë se kush na ka votuar sepse kemi kërkuar përkrahje edhe të nacionaliteteve tjera në Maqedoni, por parashtrohet pyetja ata kush i ka votuar, sepse rezultati është 9-9. Në Makedonska Kamenicë, ne kemi 1 votë, Bujar Osmani ka 1 votë, Arben Taravari ka 3 vota, edhe këtu vlen e njëjta. Të paktën ne e dimë kush mund të na ketë votuar përafërsisht, por parashtrohet pyetja Arben Taravarin kush e votoi në Makedonska Kamenicë”, tha mes tjerash Arta Bilalli Zendeli.
