www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim

Posted on April 30, 2024 by User User1

Në mesin e qytetarëve të Komunës së Haraçinës sot ishte edhe kandidati për president Stevo Pendarovski.

Para të pranishmëve, Pendarovski tha se në mandatin e kaluar ka treguar se është president që nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

“Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk kandidoj për president vetëm për maqedonasit. Unë do të jem president i të gjithëve, pasi kam qenë zëri i të gjithëve pa dallim etnie dhe çdo përkatësie. Promovimi dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme. ka thënë Pendarovski.

Pendarovski tha se pret mbështetje të madhe më 8 maj që shteti të ecë përpara si shtet demokratik, multietnik, progresiv i qytetarëve të barabartë.

“Vetëm numri një është garanci se Maqedonia do të vazhdojë në rrugën e duhur drejt BE-së, gjithçka tjetër po shet mjegull politike dhe përpjekje për t’u kthyer në kohërat e tensioneve, ndarjeve dhe pasigurisë. Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Të gjithë së bashku të votojmë Maqedoninë evropiane më 8 maj, kjo garantohet vetëm me rrumbullakimin e numrit 1”, theksoi Pendarovski.(INA)

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara