www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

NJU JORK – Studentët e “Columbias” bllokojnë “Hamilton Hall”

Posted on April 30, 2024April 30, 2024 by User User1

Dhjetëra protestues pro palestinezë në Universitetin e Columbias kanë intensifikuar protestën e tyre kundër luftës në Gaza duke pushtuar një ndërtesë akademike, shkruan BBC.

Aktivistët e Universitetit të Nju Jorkut bllokuan ndërtesën ”Hamilton Hall”, herët në mëngjes të martën duke u mbyllur nga brenda.

”Columbia” u bëri thirrje studentëve dhe stafit të qëndrojnë larg kampusit.

”Studentët e Columbias për Drejtësi në Palestinë” (SJP), një nga grupet kryesore të protestës, u zotuan të kundërshtojnë urdhrin e universitetit në një postim në X dhe u bëri thirrje aktivistëve të mbronin kampin.

Grupi më pas njoftuan marrjen nën kontroll të ”Hamilton Hall” duke vënë në dukje se kjo ndërtesë ishte gjithashtu në qendër të protestave studentore në 1968.

Një grupim tjetër, ”Columbia University Apartheid Divest” (CUAD), tha se kishte rikthyer ndërtesën për nder të Hind Rajab, një vajze gjashtëvjeçare e gjetur e vdekur në Gaza në fillim të këtij viti.

Një student e përshkroi kampusin si në një “anarki totale’’ me protestuesit që thyen dritaret e ndërtesës për të hyrë, përpara se të bllokonin dyert me mobilie.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara