www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bojmacaliev: Njësitë policore Haraçinë, Mateçë dhe Shuto Orizarë të përgatitura për zgjedhjet e 8-të majit

Posted on April 30, 2024 by User User1

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e BSP-së, Sasho Tasevski, sot (30.04.2024) realizuan takime pune me udhëheqësitë e njësiteve policore Mateçë, Haraçinë dhe Shuto Orizarë, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2024, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike, si dhe vëzhgimin e rezultateve të arritura në tremujorin e parë të vitit 2024, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, delegacioni i MBP-ja është informuar për funksionimin e rregullt të shtabit vendor në kuadër të Shtabit Operativ të MPB-së.

Në kumtesë shtohet se në lidhje me rezultatet e këtyre njësive organizative, gjendja e sigurisë është stabile dhe e favorshme, kurse si gjendje mund të vërehet se zbardhja e krimeve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në Njësinë Policore Mateç kemi gjithsej 20 vepra penale, prej të cilave 17 janë për vjedhje të rrymës, ndërsa në Njësinë Policore Haraçinë janë regjistruar 21 vepra penale vjedhje të energjisë elektrike. Në Njësinë Policore Shuto Orizarë janë denoncuar 13 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, të cilat të gjitha janë zbardhur me parashtrimin e kallëzime për kundërvajtje. Njëkohësisht kemi 35 vepra penale sipas detyrës zyrtare, prej të cilave 6 janë zbardhur nga NJPB Çair”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Bojmacaliev në takimet edhe një herë konfirmoi përkushtimin e tij për organizimin e zgjedhjeve evropiane dhe kolegëve u potencoi rëndësinë për të punuar ekskluzivisht në bazë të ligjit, me qëllim të garantimit të sigurisë së proceseve zgjedhore.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara