www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale

Posted on April 29, 2024 by User User1

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendaroski fushatën e tij e vazhdoi në komunën Mavrovë-Rostushë. Gjatë fjalimit të tij fokus të veçantë, ai vendosi te kundërkandidatja dhe partia që e mbështet atë, duke akuzuar Mickoskin se kërkon nga ata që në rrethin e parë kanë humbur garën, t’ia transferojnë votat Siljanovskës.

“Kryetari i partisë ka shkuar të lut partitë, me të cilët, kushtimisht tashmë ka bërë koalicion qeveritarë, që t’ia transferojnë votat për kandidaten e saj. Domethënë poshtërim më të madh të qytetarëve dhe votuesve maqedonas, nuk kemi parë që moti. Ofron opsion politik, unë ofroj, ofrojnë edhe 5 të tjerët, në fund populli le të vendos. Por unë në emrin tënd, ose mendoni dikush në emrin tim t’i lus ata që ranë në garë, t’i transferojnë votat”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia jote” në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale mbajti tubim para banorëve të Demir Hisarit. Gordana Siljanovska, u tha banorëve se nëse merr besimin për të udhëhequr me shtetin, nuk do të lejojë ndarje mbi baza të asnjë përkatësie.

“Ata, si gjithmonë kur dikush shkon, fillojnë mes vete të debatojnë, stimulojnë ndarje. Mos lejoni të fusin ndarje të reja mes jush pa dallim përkatësisë etnike, fetare, sociale, ideologjike, ose çfarëdo përkatësie tjetër. Nuk është koha për ndarje, koha është për bashkim”, tha Gordana Siljanovska, kandidate për president.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara