www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Mickoski i lut partnerët e koalicionit për vota për Siljanovskën

Posted on April 29, 2024 by User User1

Kandidati për president, i përkrahur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me qytetarët në komunën Mavrovë-Rostushë, u përqëndrua në ngjarjet mes dy rretheve nga zgjedhjet presidenciale dhe kërkesës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së që votat e kandidatëve tjerë të transferohen tek kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova.

“Nga deklaratat e sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së, shohim se ai ka shkuar të lus partitë tjera, me të cilat siç thuhet tashmë ka bërë marrëveshje për qeveri, që ata t’i transferojnë votat për kundërkandidaten time. Nënçmim më të madh të votuesve nuk kemi parë moti. Nëse i ndan resoret dhe pushtetin para se ta fitosh, ti je manipulues politik. Le të vendosin qytetarët më 8 maj dhe nëse e fiton pushtetin, urdhëro, udhëhiqe më tej shtetin. Por, ndërkohë, i pasigurtë në atë që e ofron si koncept politik, të kërkosh nga tjerët ndihmë dhe përkrahje, pasi e din se kandidati yt ndoshta nuk do të mund ta kryejë punën vet, është e pandershme ndaj tërë popullit dhe të gjithë qytetarët e vendit”, tha Pendarovski.

Ai tha se atë nuk e bën, e nuk e ka bërë as para 24 prillit.

Pendarovski shtoi se pret që një pjesë e madhe e votave të pesë kandidatëve që nuk u kualifikuan në raundin e dytë, më 8 maj t’ia japin përkrahjen numrit një.

“Në rrethin e dytë fillojmë nga zero dhe këtu me të vërtetë kemi mundësi të madhe në fund të dalim si fitues. Pesë kandidatët të cilët nuk u kualifikuan në rrethin e dytë, gjithsej fituan 330.000 vota. Publikisht, zëshëm dhe qartë them se prej atyre 330.000 votave, pjesa më e madhe, shumica e madhe janë të afërt me atë që ne e përfaqësojmë dhe e themi me vite”, tha Pendarovski.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara