www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore, takon banorët e Tearcës

Posted on April 29, 2024April 29, 2024 by User User1

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore parlamentare ka vazhduar takimet me banorët e Tearcës. Para simpatizantëve Ahmeti ka theksuar se tani kemi dy opsione, opsioni i integrimit dhe opsioni i vendnumërimit.

“E vetmja alternativë që na mundëson të bëjmë programe për kthimin e atyre që janë në Europë, kush është patriot e atdhetar dhe ta dojë këtë vend, duhet ta kuptojë, sot është momenti i duhur, momenti historik që vendi ynë të ecë përpara dhe jo të qëndrojë në vendnumërim.

Sot është momenti historik, po ndërtojmë ardhmërinë e shtetit, po forcojmë demokracinë, paqen stabilitetin, ZERO problem me fqinjët. Çdo patriotizëm pa mbulesë, çdo provokim e ofendim në adresë të Frontit dhe në veçanti të Bashkimit Demokratik për Integrim që nën emër justifikohen me BDI-në sepse është politikë antishqiptare, nuk është çështje e BDI-së por është çështje antishqiptare, çdo kthim pas është i rrezikshëm për vendin, për stabilitetin dhe për marrëdhëniet ndëretnike.

Përgjegjësinë për stabilitet, për qetësi e paqe në këtë vend e mbajnë dy komunitetet më të mëdha shqiptarët dhe maqedonasit, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm se çfarë flasim sepse po të vijë puna për trimëri, nuk është mirë që të matemi, iku koha e trimërisë, pushka pas luftës nuk ka vlerë, ashtu siç fjala pas kuvendit është e pa vlerë”, ka deklaruar kryetari i BDI Ali Ahmeti në Tearcë.

Kandidati për deputet nga rradhët e TDP-së Bejxhan Iljaz para të pranishmëve theksoi se më 8 maj Fronti Europian do të ketë fjalën kryesore në qeverisjen e vendit.

Jemi shumë afër një fitoreje të sigurt. Më 8 maj, Fronti Europian do ta ketë fjalën kryesore në qeverisjen e vendit. Përgjigja jonë për konkurrentët tanë është e qartë, ju çka do që të bëni (me premtimet tuaja të kota – boshe) nuk mund ta mashtroni popullin. Ne të gjithë së bashku siç jemi mbledhur sot përsëri më 8 maj do të mblidhemi për ta festuar fitoren, tha Iljaz.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara