www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lufta ruse në Ukrainë, situatë e vështirë në linjat e frontit!

Posted on April 28, 2024 by User User1

Situata në linjat e frontit ukrainas është e vështirë, me një tendencë drejt përkeqësimit.

Alarmin e dha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ukrainase, Olexander Syrskyi, i cili me të tjerë zyrtarë, përditësoi Grupin e Kontaktit të Ukrainës të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një mbledhje online, ushtaraku i lartë u ndal te kushtet e vështira në front ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus më shumë se dyvjeçar.

Po ashtu, Syrskyi raportoi për numrin e madh të sulmeve ajrore ruse kundër infrastrukturës energjetike të vendit dhe i bëri jehonë deklaratave të presidentit Volodymyr Zelensky për shpejtim të ndihmave ushtarake nga Perëndimi.

Ukraina ka nevojë urgjente për raketa, municione, pajisje ushtarake e teknologji luftarake. Falënderojmë përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e tyre.

Uashingtoni dëshiron që të ofrojë më shumë armë dhe mbështetje për Ukrainën, siç njoftoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dy ditë më parë. Kujtojmë se të mërkurën e 24 prillit, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një paketë ndihme prej gati 61 miliardë dollarësh pas disa muajsh grindjeje republikane në Kongres.

Ndërkaq, sulmet ruse nuk ndalen. Orët e fundit u raportua se të paktën katër termocentrale u dëmtuan pasi Rusia sërish synoi Ukrainën me një raund sulmesh masive ajrore.

Nga 32 raketa të lëshuara nga ajri, Deti i Zi dhe toka, 21 u kapën, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Dy termocentrale u goditën në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, në qendër industriale të vendit.

Sulme u raportuan edhe nga rajonet perëndimore Lviv e Ivano-Frankivsk. Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se një fabrikë bitumi dhe një aeroport ushtarak në anën ruse u goditën gjithashtu. Por, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi këtë informacion. Lufta ruse në Ukrainë vijon e ashpër prej më shumë se dy vitesh tashmë. Në Kremlin e quajnë “operacion special ushtarak” e nuk pajtohen me fjalën “luftë”. Mijëra ukrainas janë vrarë e miliona u detyruan të zhvendosen.

Presidenti Zelensky, dje iu lut sërish aleatëve të Kievit për kundërajrorë e për furnizim të shpejtë me armë. Zelensky tha se vendi ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kundërajrorëve e të armëve të tjera për mbrojtjen e qyteteve të veta e për të triumfuar kundër pushtuesit rus.

Terrori duhet të humbë gjithmonë dhe kushdo që na ndihmon t’i bëjmë ballë terrorit rus, është mbrojtës i vërtetë i jetës!

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara