www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zvicra miraton 4.4 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Posted on April 27, 2024April 27, 2024 by User User1

Një komitet parlamentar zviceran ka mbështetur një paketë ndihme prej 4.4 miliardë euro për Ukrainën.

Është pjesë e një pako më të gjerë masash të krijuara për të përmirësuar sigurinë e brendshme të Zvicrës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

8.8 miliardë euro të tjera janë miratuar për ushtrinë zvicerane.

Parlamenti zviceran tha se financimi ishte si për sigurinë e Zvicrës ashtu edhe për “paqen në Evropë”.

Paratë për Ukrainën do të përdoren për të ndihmuar me rindërtimin.

Zvicra ka qenë nën presionin e aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për të ndihmuar Kievin.

Megjithatw, nacionalistët e krahut të djathtë në parlament, kanë bërë presion që vendi të mbajë një qëndrim rreptësisht neutral, ushtarakisht.

Zvicra do të presë një konferencë ndërkombëtare në javët e ardhshme, e cila do të shqyrtojë se si mund të sillet paqja në Ukrainë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara