www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje

Posted on April 27, 2024 by User User1

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte bashkuar në koalicionin që drejtonte Ali Ahmeti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut dhe përkrahjen që Kurti ia ka dhënë koalicionit VLEN të Arben Taravarit, shkruan Express.

Thaçi ka thënë se ndjehet keq për fiaskon që ka pësuar ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe thotë se i vjen tepër keq.

Ai tutje ka thënë se në zgjedhje u vërtetua mungesa e autoritetit moral të Albin Kurtit në Maqedoni të Veriut dhe se një gjë e tillë do të ketë pasoja.

“Mund të ma interpretojnë si sarkazmë. Ndjehem keq për fiaskon që pësoi ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni. Nëse dikush do të priste që unë të ndjehesha mirë, të qitsha qallam se ne e kemi mundë, por s’është ashtu. Pe ndjehem keq. Kur e vërteton mungesën e autoritetit moral i pari jonë në Kosovë në një vend siç është Maqedonia, kjo do të ketë pasoja. Do të mundohemi bashkë që t’i largojmë këto pasoja. Nuk do të flasë më”, ka thënë Thaçi në “LIBERO”./Express/

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara