www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia thotë se nuk ka interes ushtarak të sulmojë shtetet e NATO-s

Posted on April 27, 2024 by User User1

Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Por trupat e NATO-s kanë krijuar kërcënime shtesë për Rusinë duke u afruar më pranë kufijve të saj, shtoi Shoigu, sipas agjencisë së lajmeve TASS, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ai u citua gjithashtu të ketë thënë se Uashingtoni po e zvarrit qëllimisht konfliktin në Ukrainë duke ushtruar presion të paprecedentë.

Lidhur me termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore, sulmet e supozuara të Ukrainës rrezikojnë pasoja katastrofike, pretendoi Shoigu.

Shoigu pohoi se këshilltarët e huaj po ndihmojnë Ukrainën për të përgatitur akte sabotimi në territorin rus, por nuk dha prova.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sjellje të pamatur ushtarake në Zaporizhzhia.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara