
Një pikturë nga artisti austriak Gustav Klimt që ishte besuar se ka humbur që njëqind vite është shitur në një ankand në Vienë
Puna e pa përfunduar është portreti i Fraulein Lieser dhe është vlerësuar rreth 30 milionë euro.
Ajo ishte porositur nga një familje industrialiste hebraike në vitin 1917 një vit para se të vdiste Klimt.
Megjithatë ka shumë pyetje pa përgjigje mbi pikturën ku është diskutuar se cila është gruaja në portret apo dhe çfarë i ka ndodhur pikturës në periudhën naziste, raporton BBC.
Besohet se ajo është vajza e Adolf ose Justus Lieser të cilët ishin vëllezër nga familja e pasur industrialiste hebraike.
Historianët e artit Tobias Natter dhe Alfred Weidinger kanë thënë se në pikturë është Margarethe Constance Lieser, e bija e Adolf Lieser.
