www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Posted on April 26, 2024April 26, 2024 by User User1

Me hapjen e Wall Street në New York, edhe aksionet e Meta-s ranë për 15 për qind duke e dërguar kompaninë në humbje të 190 miliardë dollarëve pasi investitorët reaguan ndaj një premtimi për të rritur shpenzimet mbi Al.

Mark Zuckerberg, themelues dhe shef ekzekutiv i Meta-s, tha se “shpenzimet për teknologjinë do të duhej të rriteshin në mënyrë domethënëse përpara se kompania të bënte shumë të ardhura nga produktet e reja me Al”.

Ndryshe, javën e kaluar Meta publikoi Llama 3, versionin më të fundit të modelit të saj me Al, së bashku me një gjenerator imazhi që përditëson fotot në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruajnë kërkesat, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Asistenti i saj me Al po zgjerohet edhe në platforma e vende tjera duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Singaporin, Nigerinë dhe Pakistanin.

Ndërkohë, kompania thuhet se po punon për përhapjen e modelit të saj me Al edhe në Evropë.

Rënia e aksioneve të Meta-s vjen pas një fitimi rekord në shkurt, kur kompanisë iu shtuan edhe 196 miliardë dollarë të tjerë në tregun e saj të aksioneve.

Megjithatë, rekordi u thye disa javë më vonë nga Nvidia me një fitim prej 277 miliardë dollarësh.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara