www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Toshkovski: Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Dita e djeshme kaloi përgjithësisht qetë, pa shkelje të rënda. Nga MPB informuan se janë ndaluar dy persona, një në Tetovë dhe një në Gostivar, dhe se ndaj tyre do të merren masa përkatëse.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, mbrëmë pas mbylljes së procesit të votimit, foli për shkeljet e regjistruara, e që kishin të bëjnë me fotografim të fletës së votimit dhe parregullsi të tjera të vogla, dhe shtoi se nuk ka pasur incidente më të rënda.

“Në nivel të gjithë vendit janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletës së votimit, dy raste grisjeje të fletës së votimit, gjashtë kallëzime për dhënie ryshfeti dhe 15 denoncime për agjitacion. Në zonën e SPB Shkupi lidhur me denoncimin për një bombë tymuese të shkrepur, është bërë kontroll nga ekipi i antiterrorizmit, pajisja është marrë dhe dorëzuar te kryetari i këshillit zgjedhor. Janë konstatuar 6 shkelje dhe do të paraqiten dy kallëzime penale, një për shkelje të fshehtësisë së votës dhe një për shkelje të së drejtës së votës”, pohoi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara