www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Toshkovski për vizitë në NjPB Qendër dhe Bit Pazar

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar vizitë pune në Stacionin policor Qendër dhe Stacionin policor Bit Pazar të cilët funksionojnë në kuadër të Njësitit të Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar ku u realizuan takime me udhëheqësitë e këtyre njësiteve.

Ky Njësit po ballafaqohet me volumin më të madh të punës në tërë shtetin duke marrë në konsiderate strukturën e terrenit të cilin e mbulojnë ku gjenden një numër i madh i institucioneve shtetërore, objekteve kulturore dhe përfaqësive diplomatiko-konsullore për të cilën në baza ditore ka frekuencë të madhe të njerëzve.

Në lidhje me ditën e djeshme të zgjedhjeve, ministri Toshkovski është njoftuar se nuk janë vërejtur shkelje të mëdha, përveç një vepre ku një anëtar i komisionit zgjedhor ka tentuar të votojë për një tjetër. Gjithashtu u theksua se për raundin e dytë është e nevojshme të rritet numri i nëpunësve policorë për të mundësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“NJPB Qendër dhe Bit Pazar po përballet me mungesë serioze të burimeve njerëzore, si në pjesën e policisë së uniformuar, poashtu edhe në atë të inspektorëve. Nga pikëpamja e kushteve të punës në dy stacionet policore në lidhje me pajisjet me mjete materialo-teknike dhe automjete, situata është alarmante, por edhe përskaj këtyre problemeve, është theksuar se kanë shënuar rezultate solide në zbardhjen e veprave penale”, theksoi ministri Toshkovski.

Bashkërisht u konstatua se në të ardhmen është e nevojshme të mendohet zhvendosja e Stacionit Policor Qendër në një objekt më të përshtatshëm me kushte më të mira hapësinore, që do të mundësojë punë më të mirë dhe më efikase të nëpunësve policorë.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara