
Taravari humb edhe nga Dimitrievski, shqiptari i parë që del i pesti në radhitje
Kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, është kandidati i parë i partive shqiptare në historinë e zgjedhjeve presidenciale që radhitet i pesti. Pas numërimit të gjithë votave, Taravarin e ka kaluar edhe kandidati tjetër, Maksim Dimitrievski me 83.787 vota i cili është radhitur i katërti, pas Bujar Osmanit. Me këtë radhitje, kandidati Arben Taravari është ranguar i pesti, në një grup me Biljana Vankovskën dhe Stevçe Jakimovskin.
Në të gjitha zgjedhjet e kaluara presidenciale, kandidatët shqiptarët kanë zënë vendin e tretë ose të katërt dhe kjo është hera e parë që një kandidat i partive shqiptare del i pesti, me rangimin të më ulët në histori.
