www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandal në Premier League, dy futbollistë arrestohen për sulm seksual!

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Një tjetër skandal seksual ka tronditur elitën angleze të Premier League, teksa sipas mediave vendase dy lojtarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë me kusht, të akuzuar për sulm seksual nga një vajzë e re. Nuk jepen detaje mbi identitetin e tyre, përveçëse të dy janë 19 vjeçarë, luajnë për të njëjtën skuadër dhe konsiderohen si “yje” të së ardhmes në kampionatin anglez.

Lajmi është konfirmuar nga policia, që gjithashtu nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveçëse me anë të një deklarate për mediat ka thënë se hetimet vazhdojnë. Sipas ndërtimit të fakteve nga mediat britanike, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në stadium, përpara një ndeshje të elitës së futbollit anglez.

Vajza që pretendon se është sulmuar seksualisht ka denocuar ngjarjen në polici, që menjëherë ka vënë në pranga një prej lojtarëve të akuzuar. Tjetri është arrestuar një ditë më pas. Të dy më pas janë lënë të lirë me kusht, deri në përfundimin e hetimeve. Kjo nuk është hera e parë që futbolli anglez përfshihet në skandale të këtij lloji. Rastet e fundit të dhunës seksuale nga ana e futbollistëve janë ato të Mason Greenwood, ish-sulmues i Manchester United dhe braziliani Antony.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara