Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar votuesit që e mbështetën kandidaturën e tij. Osmani thotë se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri.
Postimi i plotë i Osmanit:
Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Me mbi 120,000 vota,ju keni dërguar një mesazh të qartë: Bashkimi është forca jonë dhe diversiteti është fuqia jonë. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
