www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli thotë se është gati të lëvizë në Rafah

Posted on April 25, 2024 by User User1

Ushtria izraelite është gati të evakuojë civilët palestinezë nga Rafah dhe të sulmojë qendrat e Hamasit në qytetin jugor të Rripit të Gazës, tha të mërkurën një zyrtar i lartë izraelit i mbrojtjes, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për katastrofë humanitare.

Një zëdhënës i qeverisë së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli “po shkonte përpara” me një operacion tokësor, por nuk dha asnjë afat kohor.

Zyrtari i mbrojtjes tha se Ministria e Mbrojtjes e Izraelit kishte blerë 40,000 tenda, secila me kapacitet për 10 deri në 12 persona, për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Rafah përpara një sulmi.

Një burim i qeverisë izraelite tha se kabineti i luftës i Netanyahut planifikoi të takohet në dy javët e ardhshme për të autorizuar evakuimin e civilëve, që pritet të zgjasë rreth një muaj, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara