www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çitaku për zgjedhjet në Maqedoni: Kurti mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Posted on April 25, 2024April 25, 2024 by User User1

Pas raundit të parë nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Vlora Çitaku nga PDK thotë se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Reagimi i plotë i Çitakut:

Mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme

në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve.

Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngulfatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompeteca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj.

Apo këto janë tema të vogla për ju?!

Kryeministër, ju jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët gjithandej.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara