www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mot më i ngrohtë me periudha me diell

Posted on April 24, 2024April 24, 2024 by User User1

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të dobëta shiu, me rrebesh afatshkurtër, i ndjekur nga paraqitja e bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë

Të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë lokale reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të pasuara me bubullima, ndërsa në malet më të larta do të kalojnë në reshje të borës së lehtë të herëpashershme. Nga e premtja do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe më të ngrohtë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara