www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjermania ngren akuza: Gjashtë anëtarë të dyshuar të IS-K kanë planifikuar sulme terroriste!

Posted on April 24, 2024 by User User1

Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti Islamik Korasan (IS-K), tha Zyra e Prokurorit Federal më 24 prill.

Të dyshuarit, të identifikuar si shtetasit taxhikë, Mukhammadshujo A., Nuriddin K., Shamshud N., Said S., Raboni Z., dhe shtetasi kirgiz Abrorjon K., ndër të tjera akuzohen për themelimin e një organizate terroriste.

Sipas prokurorëve federalë, të akuzuarit synonin të kryenin sulme të profilit të lartë në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore, por ata nuk kishin një plan konkret kur ndërhyn forcat e sigurisë.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan korrikun e vitit të kaluar, kishin qenë në kontakt me IS-K, që është një degë e Shtetit Islamik në Afganistan. Grupi IS-K kishte marrë përgjegjësinë për sulmin masiv në Moskë muajin e kaluar, kur u vranë të paktën 137 persona.

Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin shkuar në Gjermani përmes Ukrainës, pasi shpërtheu lufta atje, në pranverën e vitit 2022, dhe formuan celula terroriste së bashku me një anëtar tjetër nga Holanda.

Prokurorët gjermanë thanë se të akuzuarit vazhdimisht diskutonin për qëllimet e tyre dhe vëzhgonin vendet e mundshme për kryerjen e sulmeve./ REL

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara