www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Avokati i Popullit-Maqedoni: Qytetarët të paraqesin shkeljet e të drejtës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321

Posted on April 24, 2024April 24, 2024 by User User1

Në zyrën e Avokatit të popullit, sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç kumtoi sot Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë përkujtimore të[ Nënë Terezës).

Gjithashtu, në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale: Strumicë në nr. e tel. (034)329-996, Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488.

Avokati i popullit paralajmëron se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cilat, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara