www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shefi i Hamasit vlerëson Erdoğanin për mbështetjen e kauzës së Palestinës

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

“Ne ende e mbajmë mend presidentin Erdoğan që ngriti hartën e Palestinës gjatë fjalimit të tij në OKB dhe shpjegoi se si Palestina u pushtua gradualisht në përgjigje të Shimon Peresit”, tha Hanijeh.

Shefi i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanijeh, në një bisedë me Anadolu ka vlerësuar mbështetjen e presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, për kauzën e Palestinës.

“Deklarata e presidentit Erdoğan gjatë takimit të grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku e përshkroi Hamasin si lëvizje kombëtare çlirimtare dhe e krahasoi atë me Kuva-yi Milliye, është pa dyshim një burim i krenarisë për ne dhe popullin palestinez”, tha Haniyeh për Anadolu, pas takimit të tij me presidentin Erdoğan në Istanbul.

Në mbledhjen e grupit të partisë së tij, presidenti Erdoğan kishte thënë se “Hamasi është ajo që Kuva-yi Milliye (Forcat Kombëtare aktive gjatë Luftë së Pavarësisë Turke 1918-1921) ishte në Türkiye gjatë Luftës Kombëtare. Ne e dimë patjetër se të thuash këtë do të vijë me një çmim”.

Hanijeh theksoi se Hamasi është një lëvizje që reziston për të çliruar tokat, vlerat e shenjta dhe popullin palestinez nga okupimi historik.

Duke theksuar lidhjet historike të Türkiyes me kauzën palestineze për shkak të pozicionit të saj rajonal dhe islamik, Hanijeh tha se komentet e presidentit Erdoğan pasqyrojnë ndërgjegjen e popullit turk, i cili e konsideron kauzën palestineze si të tyre, empatizojnë Gazën nga një perspektivë humanitare dhe qëndrojnë kundër shtypjes.

Shefi i Hamasit theksoi nevojën e bashkimit të përpjekjeve për të ndalur sulmet e sionistëve, të cilët qëndrojnë në këmbë me mbështetjen e ShBA-së.

Ai gjithashtu vlerësoi qëndrimin intelektual, historik dhe politik të presidentit Erdoğan dhe të popullit turk për kauzën palestineze.

“Ne ende e mbajmë mend presidentin Erdoğan që ngriti hartën e Palestinës gjatë fjalimit të tij në OKB dhe shpjegoi se si Palestina u pushtua gradualisht në përgjigje të Shimon Peresit (ish-presidenti izraelit). Ne e monitorojmë nga afër, me një rëndësi të madhe, pozicionin e Türkiyes në rajon, politikat e saj rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe qëndrimin e saj ndaj kauzës palestineze dhe të Gazës”, tha Hanijeh.

Më tej, shefi i Hamasit njoftoi se gjatë takimit të tij dje me presidentin turk kanë diskutuar vendimet e marra në lidhje me kufizimet tregtare ndaj Izraelit dhe efektet e tyre në aktivitetin tregtar.

“Ky është një hap i rëndësishëm kundër armiqve sionistë që derdhin gjakun e grave, fëmijëve dhe palestinezëve të moshuar në sulmet në Gaza, kërcënojnë Rafahun me sulme tokësore dhe nuk i respektojnë vlerat e shenjta muslimane, veçanërisht xhaminë Al-Aksa në Kuds”, thekoi Haniyeh.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara