www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nëna të ardhshme kujdes, jodi është i rëndësishëm për shëndetin e bebes

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

E dini që njëri ndër mineralet më të rëndësishme për nënën dhe fëmijën është jodi?

Pikërisht për shkak të jodit duhet të mësoni për disa fakte më pak të njohura të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës që në zhvillimin embrional.

Për t’u zhvilluar fëmija normalisht gjatë shtatzënisë, fizikisht dhe mendërisht – është shumë me rëndësi që shtatzëna të marrë rregullisht vitamina dhe minerale.

Midis të parëve në listë patjetër është jodi, transmeton Telegrafi.

Jodi ndikon në shëndetin e gjëndrave tiroide të nënës, si edhe në zhvillimin e drejtë dhe mendor të fetusit. Pikërisht jodi ka rolin kryesor për zhvillimin e rrjetit të neuroneve të fëmijës.

Doza e rekomanduar e sasisë së jodit është 150 mikrogramë. Mjekët këshillojnë 200, ndërsa kur është fjala për shtatzënat – edhe deri në 300 mikrogramë.

Si t’i plotësoni nevojat me këtë mineral të vlefshëm?

Zgjedhja është e madhe. Jod më së shumti ka në peshkun e detit dhe në alga por as pjaca (dyqanet) nuk mbeten prapa.

Karota, lulelakra, artiçoka, spinaqi, pastaj diç më pak – produktet e qumështit dhe – te ne – uji mineral është i pasur me jodin e zbërthyer në mënyrën natyrale.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara