www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Greqia dhe Spanja nën presion nga BE dhe NATO për të ofruar mbrojtje ajrore për Ukrainën

Posted on April 22, 2024April 22, 2024 by User User1

Greqia dhe Spanja janë nën presion në rritje nga aleatët e tyre në BE dhe NATO për të ofruar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, raportoi Financial Times.

Burimet i thanë gazetës se, gjatë një samiti në Bruksel javën e kaluar, disa liderë të BE-së i kërkuan kryeministrave spanjollë dhe grekë, Pedro Sanchez dhe Kyriakos Mitsotakis, që t’i jepnin disa nga sistemet e tyre Kievit, i cili ka një katalog të kërkesave ushtarake absolutisht kritike, duke përfshirë predha artilerie, raketa të mbrojtjes ajrore dhe raketa me goditje të thella, transmeton Klankosova.tv.

Forcat e armatosura të kombinuara të Spanjës dhe Greqisë zotërojnë më shumë se një duzinë sisteme Patriot, si dhe të tjerë si S-300, raportoi FT.

Ukraina mendohet të ketë vetëm dy sisteme anti-raketë Patriot, njërin prej të cilëve e përdor për të mbrojtur Kievin, ndërsa tjetri është vendosur më afër vijës së frontit, duke lënë në fakt pjesë të mëdha të vendit të ekspozuara.

Rusia ka rrëzuar disa termocentrale duke i vënë në shënjestër me raketa të shumta, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë qytetin e dytë të Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara