www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani nga malësia e Tetovës: Front i madh Europian do të bëhet mburoja e fuqishme e atij nacionalizmi në rritje dhe do të bëhet urë drejtë Brukselit

Posted on April 21, 2024April 21, 2024 by User User1

Diten e djeshme kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Europian, Bujar Osmani, vizitoi vendbanimet e Tetovës dhe malësisë së Sharrit, duke nisur nga Bozovci, Veshalla, Brodeci, Shipkovica, Liseci, Gajrja e tj. dhe me banorët e këtyre fshatrave diskutuan për programin e tij si president dhe për udhëkryqin në të cilin gjendet vendi që korrespondon me peshën me rëndësi historike të kandidaturës së tij për president.

Osmani duke potencuar se si kandidat i Frontit Europian gjegjësisht i nëntë partive politike dhe katër komuniteteve, që gjithsej bëjnë diku 47% të popullit në Maqedonisë së Veriut, shqiptar, turq, boshnjak dhe rom, shtoi se kësaj radhe gjasat janë shumë serioze për të kaluar si kandidat shqiptar në raundin e dytë. Duke pas parasysh votat do të shpërndahen në 5 kandidat, secili më vete i fuqishëm, kjo atij i jep epërsi për të dal në raundin e dytë.

“Por, kjo kërkon mobilizim, prandaj nuk kam lënë vendbanim pa kaluar. Dhe porosia më e madhe që mund t’ua dërgojmë, është se, tash më jemi shtet i dy popujve, që garojnë në raund të dytë për president, një maqedonas, një shqiptar. Ky është mesazh historik. Prandaj ju kisha lut që të mobilizoheni, që ta bëjmë ta mundshme thyerjen e kësaj barriere, sepse krijohet eufori, e euforia është si ortek i borës që mbledh përpara. Prandaj ju bëjmë thirrje njerëzve, që të mundemi ta arrijmë këtë fitore historike, të kalojmë në raundin e dytë” – kërkoi mbështetjen e popullit Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara