
“Është e ndaluar të vendosen sanksione ndaj Forcave të Mbrojtjes të Izraelit”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në një deklaratë për X, Netanyahu tha se ai kishte “punuar kundër vendosjes së sanksioneve ndaj qytetarëve izraelitë”, përcjell Klankosova.tv.
“Në një kohë kur ushtarët tanë po luftojnë përbindëshat e terrorit, qëllimi për të vendosur një sanksion ndaj një njësie në IDF është kulmi i absurdit dhe një nivel i ulët moral”, tha ai.
“Qeveria e kryesuar nga unë do të veprojë me të gjitha mjetet kundër këtyre lëvizjeve”.
Komentet vijnë pasi burime amerikane i thanë uebsajtit amerikan të lajmeve Axios se Uashingtoni pritej të sanksiononte IDF-në.
