www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski për MIA-n: Preferojmë koalicion me VLEN-in, VMRO do t’i arrijë 61 deputetë!

Posted on April 21, 2024April 21, 2024 by User User1

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë për MIA-n shprehet se pas 8 majit, ditës së votimit për zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Maqedonia yte” do të jetë fitues absolut.

Ai beson se ata do të arrijnë të konsolidojnë 61 deputetë dhe shton se për partner koalicioni e preferojnë bllokun opozitar shqiptar.

Për koalicionin e mundshëm me BDI-në, thekson se dyert në politikë nuk janë asnjëherë të mbyllura, por thekson se përparësi ka koalicioni “Vlen”.

“Mendoj se VMRO-DPMNE do të arrijë të konsolidojë 61 deputetë pas 8 majit. Si koalicion “Maqedonia yte”, ne do të jemi fituesi absolut. Sot nuk do të mund të projektoja se sa. Me siguri do të ftojmë një partner të koalicionit pikërisht për këto arsye që po flasim për të drejtat e përfaqësimit të bashkësive më të vogla etnike. Kjo është fjalia ime që dyert nuk mbyllen asnjëherë në politikë dhe kështu është. Por, prioriteti ynë është koalicioni me opozitën shqiptare”, thekson Mickoski.

Për harmonizimin e politikave të caktuara me opozitën shqiptare, siç janë ndryshimet kushtetuese, shprehet se nuk është biseduar ende, për momentin janë të orientuar në fushatat edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare.

“Përgjithësisht jemi të fokusuar këtu, nuk jemi aspak të fokusuar në bisedime. Ne kemi program të qartë, Platforma 1198, kemi agjendë të qartë reformash, vizion të qartë për Maqedoninë. Kjo agjendë reformash i përfshin të gjitha bashkësitë etnike. Kjo nuk është vetëm për maqedonasit. Ja disa reforma për maqedonasit, disa për romët, disa për turqit, e disa për shqiptarët. Jo, kjo është për të gjithë qytetarët. Vlerësojmë se kemi produkt që është me të vërtetë shumë i rëndësishëm dhe sjell zhvillim në Maqedoni”, thekson Mickoski.

Në programin në pjesën e politikave ekonomike në katër vitet e ardhshme, VMRO-DPMNE parashikon rritje të PBB-së prej 3 deri në 5 për qind, ulje të inflacionit nga 3.7 në dy për qind, deficit buxhetor nga -3.6 në -2.9, normë të papunësisë nga 12 në 7.5, ulje të borxhit publik nga 63.8 në 59.7 dhe investime të huaja direkte nga 4 në 5.5. Në intervistë, Mickoski deklaron se programi ekonomik është ndërtuar nga ekipi ekonomik i VMRO-DPMNE-së dhe Komitetit ekzekutiv, në konsultim me shumë njerëz nga sektori real, e siç thekson ai, për një politikë të qëndrueshme ekonomike, para së gjithash është e nevojshme një luftë efektive kundër korrupsionit, sepse, siç thotë ai, nëse perceptimi i shtetit është se është jashtëzakonisht i kriminalizuar, se nuk ka sundim të së drejtës, atëherë është e logjikshme të ketë rezistencë te biznesmenët për të investuar.

Mickoski thekson se nuk kanë ndërmend të merren me stimulimin e konsumit, por me stimulimin e investimeve dhe kështu do të rrisin parametrat, të cilat do të duhet të sjellin më shumë të ardhura në buxhet, e nga ana tjetër të kenë shpenzime të kontrolluara, gjë që nga ana tjetër do të thotë rritje të PBB-së.

Lidhur me premtimin zgjedhor për krijimin e 55.000 vendeve të reja të punës, ai thotë se ata tashmë kanë biseduar me miqtë që janë pjesë e strukturës së fondeve financiare të investimeve, shtete nga të cilat ata presin mbështetje dhe ndihmë të jashtëzakonshme. Në pyetjen për të zbuluar disa nga ato shtete , kreu i VMRO-DPMNE theksoi se do të përgjigjen pas 8 majit dhe shtoi se qytetarët do të jenë dëshmitarë për diçka që deritani nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vend.

“Duhet të sigurojmë para nëse duam të krijojmë këto 55.000 vende pune, respektivisht t’i fusim ato para në biznes në mënyrë që sektori real t’i krijojë. Shumë nga biznesmenët, shumë nga njerëzit e sektorit real më thonë, kemi nevojë për njerëz, kemi nevojë për vende të reja pune, duam t’i paguajmë, kemi kërkesë nga klientët tanë, por fatkeqësisht në këtë periudhë jemi, do të thosha në gard, sepse së pari jemi të pasigurt me mjedisin e biznesit që sundon në shtetin në tërësi. Dhe së dyti, ajo që është e rëndësishme për ne është se praktikisht nuk ka sundim të ligjeve kudo”, thekson Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së kritikon politikat ekonomike të Qeverisë, gjendjen e buxhetit, për siç thonë, shpenzimet e pakontrolluara, dhe thekson se do të ketë përgjegjësi. Pagat dhe pensionet më të larta në nivel konstant të ulët të inflacionit është qëllimi i VMRO-DPMNE-së, e në pyetjen se ku do të gjejnë mjete për rritjen e pensioneve, përkatësisht nga pesë mijë denarë për çdo pensionist në vitin e parë të mandatit, thekson se në projektet e tyre ato para tashmë janë siguruar.

Për të siguruar rritje dhe zhvillim të papenguar ekonomik, sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, së pari nevojitet trajtimi i korrupsionit. Shprehet se korrupsioni është i pranishëm kudo edhe në shtetet si Suedia dhe SHBA-ja, por nuk është në nivelin që është në vend, i cili sipas raportit të Transparensi Interneshënëll arriti në 76 nga 180 vende të botës dhe bëri kërcim për nëntë vende në krahasim me një vit më parë.

– Qëllimi ynë është të hyjmë në 50 të parët…Për të parandaluar korrupsionin, politikanët së pari duhet të kontribuojnë me sjelljen e tyre. Ligjet tona janë të shkëlqyeshme, të përsosura, por ju duhet të silleni me ndershmëri, nuk duhet të keni koncesion, as unë dhe as VMRO-DPMNE-ja nuk duhet të kemi koncesion ndaj dikujt. Nuk ka asnjë biznes në Maqedoni që do të më shikojë në sy, do të më drejtojë gishtin dhe do të më thotë: t’i më detyrohesh, unë ty të kam ndihmuar në këtë mënyrë. Nuk ka të tillë, as nga Maqedonia, as nga jashtë. Kemi ecur ndershëm, zgjodhëm ta jetë vështirë, të mos jetë e turpshme, sepse e dinim se një ditë do të ndodhë që VMRO-DPMNE-ja të formojë Qeveri”, thekson Mickoski.

Për mosmbështetjen e zgjerimit të ligjit për masa kufizuese me “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara, thekson se është një kualifikim tepër i rreptë, duke shtuar se partia nuk ka asnjë arsye për të mbështetur diçka për të cilën nuk është konsultuar. Nëse formimi i Qeverisë do të ndikojë në pretendimet nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara, ai shprehet se VMRO-DPMNE-ja mbështet gjithçka në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit dhe se kjo është korniza që e respekton.

-E kam dëgjuar Angjela Ageler, ambasadoren e SHBA-së, e cila thotë se kemi dëshmi serioze. Gjëja e parë që do të bëjë Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së është të ulet dhe të kërkojë, cilat janë ato dëshmi, ta shohim të vijnë deri te informacioni i ardhur, të ketë një parahetim, hetim, etj., për diçka që është dëshmi serioze, le të shohim. Por ne, gjithashtu, do të ndihmojmë me dëshmitë që kemi të vendosen edhe persona të tjerë nga Maqedonia në listën e zezë. Kështu që pres që të jetë një rrugë me dy drejtime”, theksoi Mickoski.

Lidhur me ndryshimet në Kodin penal, të cilat çuan në vjetërsimin e shumë rasteve të ish PSP-së, por edhe lidhur me pretendimet se VMRO-DPMNE dha miratim të heshtur, duke siguruar kuorum për votimin e tyre, Mickoski shprehet se partia nuk ka pasur kurrfarë përfitimi nga ato ndryshime.

“Duhet të jemi të saktë, nesër njerëzit do ta shikojnë këtë intervistë. Ju thatë se VMRO-DPMNE ka pasur përfitim. VMRO-DPMNE-ja ka dy lëndë. Njëra është Talir 1, Talir 2 dhe të dyja janë në proces, asnjëra nuk është e vjetëruar, me Talir 2 që ka një aktgjykim të shkallës së parë, me ankesë nga ekipi i avokatëve të VMRO-DPMNE-së. Gjykata e Apelit me udhëzim për të ndërprerë procedurën se praktikisht këtu nuk ka vepër juridike, riktheu procesin në shkallën e parë dhe shkalla e parë ende nuk cakton seancë. Këto janë të dyja, e Talir 1 është në proces. As njëra, as tjetra nuk janë lëndë të vjetëruara. VMRO-DPMNE-ja deri më sot ka pasuri të ngrirë. VMRO-DPMNE është e vetmja parti politike në Evropë,

e cila me pasuri të ngrirë dhe llogari të bllokuar fitoi në zgjedhje dhe ndoshta tani zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale . Kështu që, nuk shoh se cili është përfitimi i VMRO-DPMNE-së. Nëse mendoni në ndonjë nga rastet që janë vjetëruar, do të shihni se në gjashtë vitet e fundit e gjysmë ato kanë qenë shumë më afër koalicionit LSDM-BDI”, thekson Mickoski.

Shprehet se nëse formojnë Qeveri, planifikojnë të përpilojnë Kod të ri penal, për të cilin do të ketë debat publik, që do të përfshijë ekspertë dhe që do të jetë në përputhje me praktikat evropiane.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara