www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bujar Osmani: Fronti Evropian është feneri që do ta dërgojë këtë vend në BE

Posted on April 21, 2024April 21, 2024 by User User1

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, nga tubimi qendror i këtij koalicioni në sheshin e qytetit të Shkupit, deklaroi se shtatë vite më parë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme të historisë së re të shtetit tonë.

“Ju kujtohen ngjarjet e 27 prillit, ende i kemi para vete pamjet e përgjakshme të deputetëve tonë. Cili ishte shkaku? Se shkak se Talat Xhaferi bëhej kryetar i kuvendi, cili ishte problemi? Vetëm pse ai ishte shqiptarë. Ende më kujtohen pamjet e Zijadin Selës që pothuajse humbi jetën atë ditë”, tha Osmani, duke shtuar se në atë kohë vendi ishte para një të ardhme të pasigurt.

“Ja saktësitë pas shtatë vite qëndrojë para juve dhe them se ja dolëm, dhe i bindëm ata cinikët se ne mundemi dhe ja dalim. Sot jo vetëm kryetarin e kuvendit, sot e kemi edhe kryeministrinë e parë shqiptarë, dhe kjo është gjë normale e pranuar nga të gjithë”, deklaroi Bujar Osmani, duke shtuar se nuk duhet të ndalohet këtu dhe se ka ardhur koha për presidentin e parë.

Osmani tha se Maqedonia përsëri është para një udhëkryqi ku ofrohen dy opsione, njëri është izolimi, opsioni që kërkon 61 deputetë dhe për të na larguar nga vendimmarrja.
“Dhe kemi opsionin tonë për vizionin tonë si vend i shpresës dhe mundësive. Fronti Evropian nuk është parti politike, është shumë më tepër se aq, është një ide, është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin tonë. Nuk i ndanë partitë në më të vegjël dhe më të madhej”, deklaroi Osmani, duke shtuar se do ta bëjë vendin anëtarë deri në vitin 2030

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara