www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arifi: Jam shkarkuar nga Vucic, por me ndihmën e Kurtit

Posted on April 21, 2024April 21, 2024 by User User1

Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ai është shkarkuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në orën 23:00 të mbrëmjes.

Por, sipas tij kjo nuk kishe qenë e mundur pa u zëvendësuar nga dikush tjetër, siç tha ai nga përbërja teknike që është formuar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Tutje ai ka thënë se në këtë shkarkim ka ndikuar edhe kryeministri, Albin Kurti.

“Ky shkarkim nuk kishte mundur me kanë i mundur, pa u zëvendësuar nga dikush tjetër – këtë rast nga Ragmi Mustafën. Nuk është vetëm Ragmia vetëm aty brenda, por është edhe partia e Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit. Të gjithë janë kontaktuar paraprakisht parëse me um shkarku mua, në orën 23:00. Janë kontaktuar nga Qeveria serbe se a po marrin pjesë në përbërjen teknike deri në zgjedhjet e radhës. Të gjithë e kanë pohuar, dhe ky pohim ka ndodhë pasi që e kanë marrë konfirmimin e Kurtit. Pra, ata nuk kanë hyrë në këtë përbërje teknike deri në zgjidhje në rast se Kurti nuk e kishë dhënë aprovimin e tij. Në këtë drejtim mua më ka shkarkuar Vuçiqi dhe Serbia, ama kjo nuk kishte mundur me ndodh pa Kurtin dhe LVV-në”, ka deklaruar ai.

Arifi mbrëmë ka thënë se në mënyrë të dhunshëm nga regjimi serb është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara