www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zyra për inkubator biznesi në Tetovë nuk është krijuar ende, nuk ka afat se kur do të jetë gati

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Në Tetovë ende nuk është themeluar zyra për inkubator biznesi e cila është premtim i Komunës së Tetovës. Nga ky institucion thonë se punohet në këtë drejtim por se nuk ka afat konkret, shkruan Portalb.mk.

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 të kryetarit të Tetovës Bilall Kasamit, mes tjerash përmendet zyra e inkubatorit të biznesit.

Te pjesa e zhvillimit ekonomik lokal, konkretisht në faqe 13 thuhet:

“Në kuadër të Qendrës për Zhvillim Ekonomik Lokal do të themelojmë zyrën për inkubator biznesi. Kjo zyrë do të jetë e obliguar që në një afat të caktuar kohor të përgatis dokumentacionet e nevojshme për bizneset e reja, të hartojë projekte zhvillimore në bashkëpunim me kompanitë vendore dhe me universitetin e USHT dhe UEJL”.

Megjithatë, dy vite e gjysmë më vonë që nga ndryshimi i udhëheqësisë komunale, kjo pikë nuk është realizuar ende.

Të pyetur nga Portalb.mk për këtë, nga Komuna e Tetovës thonë se punohet në këtë drejtim, por që nuk ka afat konkret.

“Fillimisht është duke u punuar në mbledhjen e të dhënave për krijimin e një pike informuese për bizneset e cila do t’i paraprijë inkubatorit, procedurë e cila nuk ka një afat të caktuar por është në zhvillim e sipër”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Kjo pikë parasheh të krijojë ambient për bizneset që të jenë produktive, efikase dhe konkurrente por edhe bashkëpunuese, asistencë profesionale për përgatitjen e biznes planeve, asistencë dhe lehtësim të procedurave për regjistrim dhe funksionim të kompanive të reja si dhe të tjera.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara