www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takimi mes Erdoganit dhe shefit të Hamsait me dyer të mbyllura në zyrën e Dolmabahçes

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Istanbul shefin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanijeh.

Detaje të mëtejshme rreth takimit me dyer të mbyllura në zyrën e Dolmabahçes nuk u dhanë nga autoritetet.

Të mërkurën, sipas burimeve diplomatike, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjithashtu u takua me shefin e Hamasit në Doha për të diskutuar konfliktin e fundit të Gazës.

Fidan dhe Hanijeh së bashku me delegacionin e tij diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, armëpushimin, si dhe pengjet.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori të paktën 34.049 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 76.901 të tjerë janë plagosur.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Armiqësitë kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, megjithatë edhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara