www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shpërthim në një bazë ushtarake në Irak, raportohet për të vdekur dhe të plagosur!

Posted on April 20, 2024April 20, 2024 by User User1

Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të stacionuar grupe të armatosura pro Iranit.

Detajet e plota mbeten të paqarta për shpërthimin që goditi bazën Kalsu në provincën Babilon, në jug të Bagdadit, ku gjenden edhe ushtria e rregullt, policia dhe anëtarët e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut ose Hashed al-Shaabi.

Shpërthimi ndodhi disa ditë pasi Irani kreu një sulm të paprecedent ndaj Izraelit, me qindra dronë dhe raketa. Po ashtu ndodhi pas një sulmi në Iran, që raportohet se u krye nga Izraeli më 19 prill.

Forcat irakiane të sigurisë thanë se “shpërthim dhe zjarr” goditi bazën Kalsu, në orët e para të së shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

Komanda e mbrojtjes ajrore nuk ka raportuar për “dronë apo avionë luftarakë në hapësirën ajrore në provincën Babilon para apo gjatë shpërthimit”, u tha në njoftim.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Pak pas shpërthimit, ushtria amerikane tha se forcat e saj nuk qëndrojnë prapa sulmeve në Irak.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se nuk komenton “informacione të publikuara në media të huaja”.

Grupi Hashed al-Shaabi tha se shpërthimi ka shkaktuar viktima, por pa dhënë një numër të saktë të tyre.

Ndërkaq, një zyrtar ushtarak irakian, që foli në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi goditi “depo ku ruheshin pajisje”.

Grupi Hashed al-Shaabi është pjesë integrale e aparatit të sigurisë së Irakut dhe funksionon nën autoritetin e kryeministrit.

Ky grup mbledh rreth vetes fraksione të armatosura pro-iraniane, disa prej të cilave kanë kryer disa sulme në Irak dhe Siri kundër forcave amerikane.

Ky grup u zotua se kushdo që qëndron prapa sulmit do të ndëshkohet.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara