
Ashtu siç edhe paralajmërua, doktorët specialistë, sot në teminet e sakta, ishin në vendet e tyre të caktuara për punë duke i pritur qytetarët të bëjnë falas kontrollet dhe konsultat e tyre të nevojshme!
Në mbështetje të mjekëve specialistë të Sekretariatit per shëndetësi të degës Çair në krye me Dr. Ilir Shurdhani, ishin edhe kandidatët për deputetë të njësisë zgjedhore nr.1, Dr. Ilir Hasani dhe Mr. Hatixhe Topalli, si dhe kandidatja e njësisë zgj.2 Mr. Dijana Toska.
Gjate ditës së sotme u realizuan:
✔️ Kontrolle dhe konsulta për zbulimin e hershëm të autizmit
✔️Kontrolle dhe konsulta të shëndetit oral
✔️Këshilla ortopedike për rritje dhe zhvillim të foshnjës
✔️Kontrolle dhe konsulta për Skoliozën
Falenderojmë anëtarët e Sekretariatit për shëndetësi, për organizimin e mrekullueshëm dhe në veçanti mjekët specialistë që realizuan kontrollet: Mr. Boletin Zenuni, Dr. Amella Cana, Dr. Adem Aliu, Dr. Shenaj Rustemi dhe Dr. Anila Bellçishta.
