Tre persona janë arrestuar në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga policia.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi bën të ditur se personat e arrestuar janë: Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.
Vidrica dhe Metaliaj akuzohen për hedhjen e molotovit në derën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kaloshi akuzohet për dhunë ndaj efektivëve të policisë.
Gjithashtu gazetarja Demushi konfirmon se është proceduar në gjendje të lirë, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi.
Njoftimi i policisë:
Policia njofton se janë administruar pamjet filmike të protestës dhe po vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Kujtojmë se protesta e organizuar të premten e 19 prillit, nga “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë u shoqërua me tensione të shumta. Dhjetra molotovë u hodhën në drejtim të bashkisë, ndërsa nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).
