www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dronë ukrainas godasin infrastrukturën energjetike ruse!

Posted on April 20, 2024 by User User1

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë natës rrëzuan 50 dronë ukrainas në qiellin e tetë rajoneve, pjesa më e madhe në Belgorod, si dhe në Brijansk, Kursk, Tula, Smolensk, Riazan, Kaluga e Moskë. Në një fshat në Belgorod, dy persona u vranë në zjarrin që shpërtheu nga rënia e fragmenteve të dronëve, sipas guvernatorit Gladkov.

Forcat ukrainase sulmuan infrastrukturën energjetike që fuqizon impiantet e industrisë ushtarake ruse, nënstacionet elektrike dhe një bazë të magazinimit të karburantit.

Dhjetëra dronë ukrainas sulmuan rajonet ruse të Belgorodit, Bryanskut, Kurskut, Tulas, Smolenskut, Ryazanit, Kalugas e Moskës. Të paktën tre nënstacione të energjisë elektrike dhe një bazë depozitimi karburanti janë goditur e aty kanë shpërthyer zjarre.

Burimet theksuan se ishte një operacion i përbashkët i shërbimeve sekrete (SBU), Shërbimit të Sigurimit Shtetëror dhe Forcave Speciale të Ushtrisë. Objektivi ishte infrastruktura energjetike që fuqizon objektet industriale ushtarake ruse.

Disa objekte të komplekseve energjetike në rajone të ndryshme ruse janë sulmuar nga dronët kamikaze. Në veçanti, një rafineri në rajonin e Smolenskut dhe të paktën dy nënstacione të energjisë elektrike në Kaluga e Bryansk u goditën nga dronët.

Dëshmitarët okularë dhe burime mediatike treguan se objektivat u sulmuan nga të paktën 50 dronë. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e sotëm se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi 50 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone, përfshirë Moskën.

Ukraina që përballet me pushtimin e paprovokuar të nisur nga Rusia më 2022-shin e që vijon prej më shumë se dy vitesh, ende nuk ka komentuar për këto pretendime ruse, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar në mënyrë dramatike sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë e numër të madh të viktimave në radhët e popullatës civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Presidenti Volodymyr Zelensky vazhdon të bëjë thirrje për ndihmë ushtarake, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, disa ligjvënës konservatorë republikanë po hezitojnë duke bllokuar fondet. Sot pritet një votim në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara